Lando Norris: Është zhgënjyese të humbasësh kaq shumë pikë

Fundjavën e kaluar, piloti britanik Lando Norris kaloi brenda pak orësh nga parajsa në ferr. Vendi i dytë që mori në garën e Las Vegas shpejt iu hoq për parregullsi në makinën MekLaren. Tashmë, Norris ka 24 pikë avantazh ndaj dyshes Oskar Piastri e Maks Verstapen që e ndjekin nga pas, me 2 gara nga fundi.
“Në fund ta garës ia dolëm mbanë të renditemi në vendin e dytë, por patëm disa proleme që çuan në skualifikim. Ky ishte një përfundim zhgënjyes. Na u desh ta menaxhonim situatën drejt fundit të garës dhe tani e dimë se kjo ndodhi për shkak të disa problemeve me makinën tonë, të cilat për fat të keq çuan në skualifikimin”, tha Norris.
“Është zhgënjyese të humbasësh kaq shumë pikë. Si ekip, ne gjithmonë përpiqemi të marrim performancën më të mirë dhe dështuam të gjenim ekuilibrin e duhur. Nuk ka asgjë që mund të bëj për të ndryshuar situatën, kështu që do të jem plotësisht i përqendruar në Katar, ku do të synojmë të japim më të mirën tonë në çdo seancë“, shtoi Norris.
“Është zhgënjyese të përfundojmë këtë fundjavë pa pikë pas një skualifikimi të pafat. Ne përpiqemi gjithmonë të kuptojmë se ku mund ta përmirësojmë performancën tonë, por këtë herë nuk ia dolëm. Tani duhet të rifokusohemi dhe të shtyjmë përpara për të marrë sa më shumë pikë të jetë e mundur në dy raundet e fundit, të dyja në pista ku kemi pasur rezultate të mira në të kaluarën“, deklaroi britaniku.



