Kryeparlamentari Afrim Gashi uron 22 Nëntorin – Ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, përcolli urimet më të përzemërta për shqiptarët me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe. Në mesazhin e tij, Gashi vlerëson rëndësinë historike të kësaj dite, duke theksuar se vendosja e alfabetit të unifikuar përforcon gjuhën shqipe si simbol të bashkimit dhe identitetit kombëtar.

“Si Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ku shqiptarët janë popull shtetformues, angazhohem që gjuha shqipe të trajtohet me baraza, dinjitet dhe respekt. Për mua, kjo ditë ka një domethënie të veçantë, duke qenë një thelb i identitetit tim”, deklaroi Gashi.

Ai përshëndeti të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, duke u uruar një festë të gëzuar dhe të rëndësishme për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare.

Statusi i plotë i Afrim Gashit:

Në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, përcjell urimet më të përzemërta për 22 Nëntorin – Ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe. Kjo ditë shënon një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, kur u vendosën themelet e alfabetit të unifikuar, duke forcuar gjuhën shqipe si simbol i bashkimit dhe identitetit tonë. 
Si Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ku shqiptarët janë popull shtetformues, angazhohem që gjuha shqipe të trajtohet me baraza, dinjitet dhe respekt. Për mua, kjo ditë ka një domethënie të veçantë, duke qenë një thelb i identitetit tim.
Urime shqiptarëve kudo që ndodhen 22 Nëntorin – Ditën e Alfabetit!

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button