Ibrahimi: “Top 100”, një mbrëmje për vlerësimin e bizneseve më të suksesshme

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi ka njoftuar se së bashku me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi dhe me përfaqësues tjerë partiak kanë marrë pjesë në ngjarjen “Top 100” të organizuar nga Oda Ekonomike Veriperëndimore
“Së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, Minstrin Orhan Murtezani dhe deputetin, Bekim Sali, morëm pjesë në eventin më prestigjioz të vitit, i dedikuar arritjeve në fushën e ekonomisë dhe të bizneseve – “Top 100”, të organizuar nga Oda Ekonomike Veriperëndimore.
Një mbrëmje e dedikuar vlerësimit të sukseseve të bizneseve më të dalluara, si dhe një mundësi e rëndësishme për të diskutuar ide dhe iniciativa që synojnë krijimin e kushteve edhe më të favorshme për investime dhe zhvillim ekonomik”, ka shkruar Ibrahimi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button