Murtezani prezanton Raportim e KE-së para Komisionit për Çështje Evropiane dhe Këshillit nacional për Integrime Evropiane

Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani ka njoftuar se në seancën e përbashkët të Komisionit për Çështje Evropiane dhe Këshillit nacional për Integrime Evropiane, ka prezantuar Raportin vjetor të komisionit evropian për Maqedoninë e Veriut për vitin 2025.
“Raporti jep pasqyrë të qartë për atë që është arritur dhe për atë që duhet të përshpejtohet. Gatishmëria e shtetit është stabile dhe në nivel të mirë në disa kapituj, me progres në digjitalizim, politikat ekonomike, marrëdhëniet ndëretnike dhe harmonizimin me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së.
Njëkohësisht, Komisioni evropian sugjeron se progresi duhet të përshpejtohet ndjeshëm në fushat kyçe reformuese, veçanërisht në sundimin e ligjit. Prandaj, Qeveria mbetet plotësisht e përkushtuar në zbatimin dinamik të Agjendës reformuese gjatë periudhës 2024–2027, rekomandimeve nga skriningu dhe Planit për rritje.
Qëllimi ynë i përbashkët është i qartë: t’i zvogëlojmë rekomandimet e përsëritura dhe t rrisim rezultatet e realizuara”, ka deklaruar Murtezani.



