Harry Kane prishi festën kuqezi, Shqipëria mposhtet nga Anglia

Festa kuqezi u ndalua në ”Air Albania” në pjesën e dytë, ku Anglia kaloi në avantazh ndaj Kombëtares shqiptare, me dy gola nga Harry Kane. Kombëtarja shqiptare arriti ta përballonte mirë presionin e Anglisë gjatë pjesës së parë, por mbrojtja vendase u thye në pjesën e dytë, kur Kane shënoi. Disa minuta më pas, pas një super-rasti të Gjimshitit, i cili nuk u kthye në gol, Harry Kane shënoi sërish, duke i çuar shifrat në 0-2.
Kombëtarja shqiptare e futbollit e ka mbyllur Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026 në vendin e dytë me 14 pikë, pas katër fitoreve, dy barazimeve dhe dy humbjeve (të dyja me Anglinë).

Kuqezinjtë e Sylvinhos tanimë e kanë siguruar fazën play-off dhe më 20 nëntor do mësojnë rivalin për ndeshjen që do luhet më 26 mars 2026. Finalet e Botërorit për kuqezinjtë kalojnë nga play-off, ndërsa Anglia si e para e grupit e ka siguruar vendin në eventin që do zhvillohet verën që vjen në Amerikën e Veriut.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button