Vrasja në Shtip: E mbajti me dhunë para se ta vriste dhe ta varroste në oborr

Një grua shtatëdhjetë e nëntë vjeçare nga Shtipi u vra brutalisht nga një burrë 74-vjeçar, i cili më parë e kishte mbajtur me forcë në shtëpinë e tij, pas së cilës e kishte vrarë me thikë dhe e kishte varrosur trupin e saj në oborr, transmeton Portalb.mk.

Ministria e Brendshme njoftoi se gruaja 79-vjeçare ishte raportuar e zhdukur më 24 tetor nga motra e saj 84-vjeçare. Pas masave të marra dhe hetimit nga policia, gjurmët çojnë në shtëpinë e 74-vjeçarit D.A., i cili e vrau me thikë gruan 79-vjeçare nga Shtipi.

“Pas masave të marra, dhe për shkak të dyshimit se e kishte mbajtur ilegalisht në shtëpinë e tij, më 10 nëntor 2025, me urdhër gjykate u krye kontroll në shtëpinë e tij dhe u gjetën dhe u sekuestruan disa sende dhe gjurmë gjaku. Pas kontrollit, ai u privua nga liria dhe u dënua me 96 orë paraburgim dhe u dërgua në Institucionin Korrektues të Kumanovës”, tha Ministria e Brendshme.

Pasi u morën masa shtesë dhe u sigurua një ekspertizë e gjurmëve dhe objekteve të sekuestruara, SPB Shtip bisedoi përsëri me D.A.-në, ku ai shpjegoi në detaje mënyrën se si e kreu vrasjen.

Trupi u gjet dhe, me urdhër të prokurorit publik, u dorëzua për autopsi, ndërsa D.A. u soll para gjykatësit për procedurë paraprake, i cili urdhëroi që ai të mbahet në paraburgim për 30 ditë.

Kujtojmë se ditë më parë një vdekje e dyshimtë ndodhi edhe në Tetovë ku humbi jetën D.S (24) nga Kosova.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button