Përfaqësuesja palestineze e futbollit në një “mision” paqeje gjatë vizitës në Spanjë

Në një vizitë simbolike në Spanjë, trajneri i kombëtares palestineze, Ehab Abu Jazar, dhe lojtarët e tij do të zhvillojnë ndeshje miqësore kundër përfaqësueseve të Baskisë dhe Katalonjës, me shpresën për të çuar përpara një mesazh për siguri dhe liri për popullin e tyre.
Abu Jazar ka humbur shumë anëtarë të familjes në luftën e Izraelit kundër Gazës, dhe disa të afërm të tij ende jetojnë në rrezik – një realitet që e shoqëron vazhdimisht.
“Unë vij nga një familje e madhe në Rripin e Gazës. Kemi rreth 200 martirë nga familja. Shtëpia ime u shkatërrua në këtë luftë,” tha ai për AFP.
“Ëma ime, edhe sot, jeton në një tendë bashkë me vëllezërit, motrat, kushërinjtë, fqinjët, miqtë dhe gjithë Gazën. Pra, emocionalisht dhe psikologjikisht, është jashtëzakonisht e vështirë.”
Shumica e lojtarëve të tij nuk kanë shkelur kurrë në Gaza. Disa luajnë në Katar, një në Kili, një në Islandë, një në SHBA. Ata janë përfaqësuesit e fundit të futbollit palestinez, i shkatërruar në çdo nivel nga dy vite bombardimesh izraelite.
“Mesazhi ynë për botën është ky: ushtroni presion ndaj kësaj okupate që të ndalë këtë gjenocid.”



