Pelegrinët muslimanë përqafojnë reshjet e rralla në Mekë gjatë tavafit rreth Qabes

Reshjet e rralla të shiut mëngjesin e sotëm kanë përfshirë Mekën, duke e transformuar Qaben në një skenë bukurie marramendëse dhe qetësie shpirtërore, teksa besimtarët muslimanë vazhduan lutjet e tyre pa hezitim, raporton Anadolu.

Mijëra pelegrinë të Umres në Xhaminë e Madhe mirëpritën shiun e rrëmbyeshëm dhe besimi i tyre i palëkundur e shndërroi vendin e shenjtë në një atmosferë nderimi të thellë dhe bukurie prekëse.

Reshjet e mëdha filluan para namazit të sabahut dhe u intensifikuan shpejt, duke u derdhur nëpër oborrin e shenjtë, teksa pelegrinët vazhdonin tavafin e tyre rreth Qabes.

Në kohën kur thirrja për namazin e sabahut jehonte në Xhaminë e Madhe, reshjet e mëdha ishin zbutur, duke lënë pas një oborr të shndritshëm​​​​​​​ dhe një ndjenjë qetësie shpirtërore dhe ripërtëritjeje.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button