Qyteti i Shkupit: Kush kapet me qese plehrash nga ora 22:00 deri në 06:00, gjobitet me 50 euro

Këshilli i Qytetit të Shkupit, me propozim të kryetarit Orce Gjorgjievski, miratoi vendimin për ndalimin e hedhjes së mbeturinave gjatë natës. Kjo do të thotë se qytetarëve u ndalohet të hedhin plehra në kontejnerë nga ora 22:00 deri në 06:00. Çdo person i kapur me qese plehrash në dorë do të paguajë një gjobë prej 50 eurosh.

Me këtë ndalim, thuhet se kontejnerët do të pastrohen më efikasisht dhe nuk do të krijohen deponi të paligjshme rreth tyre.

“Këtë praktikë e kam parë në Stamboll dhe ishte e kufizuar në 15 minuta para orës 5 të mëngjesit, kur lejohej të hidhje plehra. Në Tokio, për secilin kamion të llojeve të ndryshme të mbeturinave, po ashtu ishte përcaktuar saktë koha kur nxirreshin dhe mblidheshin plehrat. Shpresoj që kjo praktikë të përmirësohet edhe më shumë kur të vendosen kontejnerë të ndryshëm për selektim,” tha Dame Dimitrovski, kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit.

Për grupin e këshilltarëve të Levicës, propozimi është skandaloz.

“Nuk mund të zhvendoset faji për mosfunksionimin e ndërmarrjes komunale te qytetarët. Kufizimi se kur mund të hedhin plehra, e aq më tepër me gjoba, është një skandal i paparë,” tha Katerina Jovanovska nga Levica.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button