Kurti: Deputetët të zgjedhin, qeveri “Kurti 2,5” ose “Glauk Konjufca 1”

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nuk i rekomandon zgjedhjet e reja parlamentare, transmeton Anadolu.

Në një deklarim për media, një ditë pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, Kurti tha se Kosova duhet të ketë qeveri “Kurti 2,5” deri në dhjetor, ose qeveri “Glauk Konjufca 1”.

“Kanë ngelur edhe dhjetë ditë, mandati i është dhënë nga presidentja Osmani Glauk Konjufcës nga Lëvizja Vetëvendosje. Ne urojmë për më të mirën, e ritheksojmë se nuk mendojmë që është punë e mençur të shkojmë në zgjedhje në dhjetor dhe sërish në prill, kështu që, deputetët e Kuvendit janë para përzgjedhjes ose Kurti 2,5 deri në dhjetor, ose Konjufca 1 deri në prill, por pa asnjërën prej tyre nuk është e mundur”, tha Kurti.

Këto komente ai i ka bërë pas vizitës në Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë me rastin e prezantimit të raportit vjetor të punës së këtij instituti.

Më 4 nëntor, presidentja Vjosa Osmani mandatoi Glauk Konjufcën si të propozuarin e dytë për kryeministër të Kosovës nga radhët e partisë më të madhe të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, Lëvizjes Vetëvendosje.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button