Jeton Shasivari nominon Betim Jahjan për përfaqësues të RMV-së në Këshillin Konsultativ të Gjyqtarëve Evropianë

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka nominuar gjyqtarin e Gjykatës së Apelit në Shkup, Dr. Betim Jahja, për përfaqësues të Maqedonisë së Veriut në Këshillin Konsultativ të Gjyqtarëve Evropianë (KKGJE), organ këshillimor pranë Këshillit të Evropës me seli në Strasburg.

Sipas njoftimit të Shasivarit, nominimi është bërë me propozim të Shoqatës së Gjyqtarëve. Jahja është doktor i shkencave juridike në fushën e së drejtës penale.

“Ky nominim shpreh përkushtimin institucional të vendit tonë ndaj vlerave dhe standardeve evropiane të drejtësisë, si dhe gatishmërinë për të marrë pjesë aktive në proceset e zhvillimit dhe avancimit të tyre”, ka deklaruar Shasivari.

Ai i ka uruar Jahjas sukses në ushtrimin e kësaj përgjegjësie, duke theksuar rëndësinë e avancimit të standardeve evropiane të gjyqësorit, pavarësisë së gjyqësorit dhe sundimit të së drejtës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button