Pas dhunës brutale, protestuesit thirrje policisë: Hiqni uniformat!

Pas akteve të dhunës brutale dhe ndërhyrjeve të njëpasnjëshme të forcave të rendit, protestuesit kanë ngritur zërin me një thirrje të fortë drejtuar efektivëve.

Të indinjuar nga përdorimi i forcës, sprajit të piperit, ujit me presion dhe shoqërimeve të dhunshme, qytetarët i janë drejtuar policisë duke u bërë thirrje që të heqin uniformat, në shenjë proteste ndaj trajtimit të dhunshëm që iu është rezervuar gjatë tubimit.

Më parë në protestë u regjistruan momente dhune brutale, ku mes tyre, një protestues i cili po qëndronte pa lëvizur u përplas me forcë në tokë dhe më pas u dhunua e tërhoq zvarrë, teksa ende shkelmohej.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button