Kryeparlamentari Afrim Gashi takohet me ambasadorin e Arabisë Saudite, theksohet rëndësia e partneritetit ndërmjet dy vendeve

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka zhvilluar takim me ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Sh.T. Faisal Ghazi Ismail Hifzi.
“Kisha kënaqësinë të zhvilloj takim me ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Sh.T. Faisal Ghazi Ismail Hifzi.
Konfirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera mes vendeve tona, ndërsa diskutuam për forcimin e bashkëpunimit parlamentar nëpërmjet grupeve parlamentare të miqësisë.
Shpreha vendosmërinë për të intensifikuar dialogun, shkëmbyer përvoja dhe për të ndërtuar ura të reja patrneriteti në fusha me interes të ndërsjellë”, ka shkruar Gashi.



