LDK nis festën në Prishtinë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur festimet në selinë e saj qendrore në Prishtinë.
Kjo ka ndodhur pas publikimit të rezultateve të para të exit poll-it nga UBO Consulting, të cilat tregojnë se kandidati i kësaj partie, Përparim Rama, ka siguruar edhe një mandat tjetër në krye të kryeqytetit.
Sipas të dhënave të publikuara nga UBO Consulting, Rama ka marrë 54 për qind të votave, duke lënë pas kundërshtarin e tij nga Vetëvendosje.
Atmosfera në selinë e LDK-së është përshkruar festive, me përkrahës që kanë filluar të mblidhen për të festuar rezultatin paraprak.



