Kosovë, vrasje e dyfishtë trondit Malishevën

Dy vëllezër të moshës madhore janë vrarë me armë zjarri të enjten në fshatin Golluboc të Malishevës.
Autoritetet konfirmojnë se i dyshuari Astrit Isufi, nga fshati Stankoc i Drenasit i cili është në arrati, kishte të kaluar kriminale.
Sipas Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur të enjten para mesditës.



