Ibrahimi: BDI në këto zgjedhje bashkëpunoi me Levicën-parti antishqiptare dhe antievropiane

Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi ka marr pjesë në emisionin ZOOM në TVM2 ku ka folur për ngjarjet e fundit politike sidomos për zgjedhjet e fundit lokale dhe fitoren e VLEN në shumicën e komunave shqiptare.
Ibrahimi ka nënvizuar se rezultati i zgjedhjeve lokale ka qenë i pritshëm dhe aspak i befasishëm. Shqiptarët, me votë i kanë ndëshkuar ata që përdorën retorikë ofenduese dhe denigruese.
Sa i përket bashkëpunimit me partitë maqedonase, Ibrahimi ka nënvizuar se partitë politike gjithmonë kanë bashkëpunuar për zgjedhjet lokale midis tyre. Madje në këto zgjedhje BDI ka bashkëpunuar me Levicën një parti antishqiptare dhe antievropiane.
“ Koalicionet nëpër komuna, gjatë zgjedhjeve për pushtetin lokal kanë ekzistuar gjithnjë në të kaluarën dhe kjo nuk ka ndodhur për herë të parë në këto zgjedhje. Gjithnjë ne kemi parë koalicionet e BDI-së në të kaluarën me partitë me të cilat kanë qenë në pushtetin qëndror. Kjo ka ndodh edhe tash. Për fat të keq, BDI-ja edhe në këtë kohë ka bërë koalicion me partitë e opozitës maqedonase, siç është edhe LEVICA që është një parti antishqiptare dhe antievropiane. Kjo nuk është konfirmuar formalisht, por nëqoftëse i shihni votat nëpër vendet e caktuara ju mund ta verifikoni”, deklaroi Ibrahimi.



