Ibrahimi: Shqiptarët i ndëshkuan me votë ata që përdorën retorikë ofenduese dhe denigruese

Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi ka marr pjesë në emisionin ZOOM në TVM2 ku ka folur për ngjarjet e fundit politike sidomos për zgjedhjet e fundit lokale dhe fitoren e VLEN në shumicën e komunave shqiptare.

Ibrahimi ka nënvizuar se rezultati i zgjedhjeve lokale ka qenë i pritshëm dhe aspak i befasishëm. Shqiptarët, me votë i kanë ndëshkuar ata që përdorën retorikë ofenduese dhe denigruese.

“ Këto zgjedhje kanë ndëshkuar një klasë politike e cila tashmë është në opozitë. Dhe nuk është ndëshkim vetëm për retorikën që ata e kanë përdorur në këto zgjedhje që ka qenë mjaft ofenduese e denigruese, por ka qenë edhe ndëshkim i politikave të tyre në të kaluarën ”, deklaroi Ibrahimi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button