Zv/kryeministri i Parë, Bekim Sali merr pjesë në përmbylljen e programit të vullnetarëve shëndetësorë

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka marrë pjesë në përmbylljen e programit të vullnetarëve të Project HOPE dhe BD (Becton, Dickinson and Company), një partneritet që prej tre vitesh mbështet profesionistët shëndetësorë në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë.
Programi përfshin trajnime, shkëmbim përvojash dhe donacione të pajisjeve, me synimin për të përmirësuar cilësinë dhe sigurinë e kujdesit ndaj pacientëve.
“Si profesionist shëndetësor, e vlerësoj veçanërisht kontributin e kolegëve dhe vullnetarëve që ndajnë njohuritë dhe përvojën e tyre për kujdes më të sigurt dhe më cilësor ndaj pacientëve”, ka deklaruar Sali.
Ai ka shprehur mirënjohje për partnerët, vullnetarët dhe institucionet pjesëmarrëse, duke theksuar se njohuritë e ndara do të vazhdojnë t’u shërbejnë pacientëve dhe komuniteteve edhe në të ardhmen.



