Biznesmeni nga Amerika Gazmend Bllata në mbështetje të Fisnik Melës!

Po vazhdojnë të vijnë mbështetjet nga gjitha anët për kandidatin e koalicionit VLEN, Fisnik Mela i cili doli i pari në rrethinë e parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni.
“Edhe pse larg vendlindjes, zemra ime rreh çdo ditë për Dibrën e dashur. Çdo mëngjes që nis në dhe të huaj, mendja shkon tek rrugët, njerëzit e mirë, ajri i pastër dhe krenaria që më mban gjallë, sepse aty i kam rrënjët, aty është gjithçka që më ka formuar.
Mërgimtari mund të jetojë larg, por kurrë nuk e harron tokën që e rriti. Ne, që punojmë jashtë, e dimë se sa shumë ka vlerë të kesh njerëz të ndershëm, të urtë dhe me vizion në krye të vendit. Prandaj sot, me zemër plot mall e dashuri për Dibrën, dua të shpreh përkrahjen time të sinqertë për bashkëqytetarin tonë, Fisnik Mela, kandidat për kryetar të Komunës së Dibrës.
Fisniku është njeri i punës, i fjalës dhe i zemrës. Një djalë që e njeh Dibrën, i din hallet e njerëzve dhe ka guximin për të bërë ndryshim. Ne që jemi larg, e kemi për detyrë morale të qëndrojmë pranë njerëzve të tillë, sepse vetëm kështu e ndërtojmë të ardhmen që duam për vendlindjen tonë.
Nga larg, me shpirtin gjithmonë në atdhe. Për Dibrën, për zhvillim, për Fisnikun!”, ka shkruar Gazmend Bllata.



