Është arrestuar drejtori i Higjienës Komunale

Njësia për Krim Ekonomik e SPB Shkup pasditen e sotme ka konfiskuar dokumentacion shtesë dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar për mosveprim në lidhje me menaxhimin e mbeturinave në qytetin e Shkupit.
Sipas burimeve policore, gjatë pasdites pritet që ndaj të arrestuarve të ngritet kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike.
Njëri nga të arrestuarit është Sabahadin Rustemi, drejtor i Ndërmarrjes Publike “Komunale Higjiena”, i cili u emërua më 29 janar 2025 si pjesë e koalicionit mes kryetares së qytetit, Danella Arsovska, dhe BDI-së.
Rustemi njihet si kuadër i afërt me Blerim Bexhetin. Më parë ka ushtruar funksionin e drejtorit të Ndërmarrjes Publike Komunale “Saraj” nga viti 2017 deri në vitin 2021, ndërsa në periudhën 2023–2024 ka qenë ndihmësdrejtor në Ndërmarrjen Publike “Parku dhe Gjelbërimi” në Shkup, në kuadër të bashkëpunimit me Arsovskën.



