Berisha në Nigishtan: Rrugët e reja hapin horizonte të reja për zhvillim

Bartësi i listës për Këshillin e Qytetit të Shkupit nga radhët e koalicionit VLEN, Zekerija Berisha, së bashku me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashin, dhe kryetarin e Komunës së Gjorçe Petrovit, Aleksandar Stojkoski, vizituan sot fshatin Nigishtan, ku u promovua projekti i shumëpritur për asfaltimin e rrugës Orman–Nigishtan.

Gjatë takimit me banorët lokalë, u diskutua për sfidat e përditshme dhe nevojat infrastrukturore të zonës, ndërsa palët u dakorduan për hapa konkretë që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve.

“Rrugët e reja hapin horizonte të reja për zhvillim,” theksoi Berisha, duke shtuar se bashkëpunimi ndërinstitucional është çelësi për zhvillim të barabartë në të gjitha lagjet dhe fshatrat e Shkupit.




