Sedat Bisilimi: Studeniçani do të bëhet shembull i zhvillimit modern!

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Studeniçanit, Sedat Bislimi në një postim në rrjetin social facebook, ka shkruar se komuna e Studeniçanit do të bëhet shembull i zhvillimit modern.
“Sot nis rrugëtimi ynë i përbashkët për ndryshimin që e kemi pritur gjatë. Me vizion të qartë dhe energji të re, Studeniçani do të bëhet shembull i zhvillimit modern.
Thirrja ime është e qartë: maturi, qetësi dhe sinqeritet gjatë gjithë fushatës. Le të jenë këto zgjedhje të lira e demokratike, ku fitues janë qytetarët dhe e ardhmja e komunës sonë.
Bashkë për ndryshim – VLEN një ZË #7”, ka shkruar Bislimi.