Po vjen një valë e madhe e të ftohtit dhe reshje të dendura, javën e ardhshme pritet edhe bora e parë në viset malore!

Nën ndikimin e një cikloni me qendër mbi Xhenova, në Maqedoninë e Veriut pritet një periudhë me mot të ndryshueshëm e me reshje shiu, të cilat herë pas here do të jenë të dendura, të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me shtrëngata lokale dhe erë të fortë nga drejtimi juglindor. Në disa zona pritet të bie një sasi më e konsiderueshme reshjesh (mbi 20–25 litra për metër katror).

Edhe në Shkup dhe rrethinë parashikohet mot i paqëndrueshëm me reshje shiu, që herë pas here do të jenë të dendura, të rrëmbyeshme, me mundësi për shtrëngata dhe me erë të fortë nga juglindja.

Në të njëjtën kohë, nga lindja dhe verilindja drejt vendit tonë do të depërtojë ajër dukshëm më i ftohtë, i cili do të shkaktojë rënie të temperaturave me rreth ose edhe mbi 10 gradë krahasuar me temperaturat e ditëve të kaluara. Në mëngjes, temperaturat minimale do të zbresin nga 5 deri në 14 gradë.

Temperaturat maksimale ditore do të lëvizin nga 13 deri në 20 gradë. Në Shkup dhe rrethinë ato do të arrijnë deri rreth 16–17 gradë.

Java e ardhshme do të sjellë mot të ftohtë për fundin e shtatorit dhe fillimin e tetorit, me temperatura nën mesataren. Me shumë gjasa, malet e rajonit dhe të Maqedonisë së Veriut gjatë javës së ardhshme do të kenë edhe reshjet e para të borës për këtë sezon.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button