Trump firmos memorandumin historik: Të hetohet Sorosi, do të shpërbëjmë rrjetet ekstremiste të majta

Pikërisht në ditën kur u bë e ditur se Departamenti i Drejtësisë ka udhëzuar prokurorët në mbarë Amerikën që të hetojnë rrjetin e miliarderit George Soros, vjen edhe një goditje tjetër e fortë. Presidenti Donald Trump firmosi një memorandum për të goditur dhe shkatërruar organizatat e të majtës ekstreme. Trump deklaroi se Soros është një nga emrat që do të hetohet

Presidenti Donald Trump nënshkroi një memorandum që mobilizon organet federale të zbatimit të ligjit për të hetuar ‘terrorizmin e brendshëm dhe dhunën politike të organizuar’. Drejtori i FBI-së, Kash Patel, tha se organet e zbatimit të ligjit do të përqendrohen tek ata që financojnë këto grupe, duke shtuar: ‘Ne do t’i ndjekim siç duhet, si terroristë të brendshëm që janë’.

Memorandumi udhëzon Forcën Kombëtare të Përbashkët Kundër Terrorizmit, e cila është pjesë e FBI-së, të ‘koordinojë dhe mbikëqyrë një strategji kombëtare gjithëpërfshirëse për të hetuar, ndjekur penalisht dhe çaktivizuar entitete dhe individë që kryejnë akte dhune politike dhe intimidimi’. Ai thekson gjithashtu se Forca Kundër Terrorizmit duhet të hetojë ‘financuesit institucionalë dhe individë, si dhe zyrtarët dhe punonjësit e organizatave” që ‘ndihmojnë dhe mbështesin’ grupet e synuara.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button