Izet Mexhiti: Fituesi tashmë dihet – entuziazmi i qytetarëve garanton fitoren në Çair

Kandidati i VLEN-it për Çairin, Izet Mexhiti, gjatë hapjes së shtabit zgjedhor në nën-degën Teli të Gazi Babës, u shpreh i bindur se zgjedhjet do të sjellin një fitore të madhe për subjektin e tij.
“Fituesi tashmë dihet! Entuziazmi qytetar është tregues i qartë se ndryshimi po vjen me fuqinë e votës së Çairit,” tha Mexhiti para të pranishmëve.
Ai theksoi se mbështetja e qytetarëve është e pakushtëzuar dhe se shpresa për ndryshim është tashmë e dukshme në çdo lagje.
“Energjia, përkrahja dhe vullneti i pathyeshëm i njerëzve na tregojnë se rruga drejt fitores është e sigurt. Ky entuziazëm është garancia jonë se ditën e zgjedhjeve do të vuloset triumfi i madh,” theksoi kandidati i VLEN-it.
Nga Teli, Mexhiti dërgoi edhe një mesazh politik të qartë:
“Qytetarët janë të bashkuar, të vendosur dhe të gatshëm për të hapur kapitullin e ri të qeverisjes së drejtë, të përgjegjshme e të ndershme. Jemi një ZË!”
Me këtë tubim, Mexhiti u shpreh se fushata e VLEN-it në Çair ka hyrë në një fazë të re, ku besimi dhe mobilizimi i qytetarëve po rriten çdo ditë.