Izraeli vret 34 palestinezë në Gaza që nga mëngjesi i së martës

Ndërsa udhëheqësit botërorë kërkojnë një armëpushim, sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 34 palestinezë në Gaza që nga agimi i së martës, raporton Al Jazeera.
Më shumë se 25 palestinezë janë vrarë vetëm në qytetin e Gazës, kanë thënë burime mjekësore.
Të paktën dy punonjës shëndetësorë u plagosën nga bombardimet izraelite që shkatërruan qendrën kryesore mjekësore në qytetin e Gazës, ku zhvendosjet masive dhe sulmet izraelite vazhdojnë.
Shumë të tjerë u plagosën në një sulm izraelit ndaj lagjes Tal al-Hawa në pjesën perëndimore të qytetit të Gazës.