Kina hap linjën e parë detare që lidhet me tregjet evropiane

Provinca Fuxhian në Kinën Lindore aktivizoi linjën e parë detare të “Rrugës Polare të Mëndafshit”, e cila ka destinacion kryesor Evropën.

Një anije tregtare për transport kontejnerësh, “Istanbul Bridge”, e cila lundron nën flamurin e Liberisë, u nis nga porti i Fuzhou, në provincën kineze Fuxhian, më 21 shtator dhe pritet të mbërrijë në Evropë pas 19 ditësh përmes Rrethit Arktik.

Kjo linjë e re detare do të lidhë portet kryesore kineze, përfshirë ato të Çingdaos, Daljanit, Shangait dhe Ningbos, me porte të rëndësishme evropiane, si porti i Felixstowe në Britani, porti i Roterdamit në Holandë, porti i Hamburgut në Gjermani, si dhe porti i Gdanskut në Poloni, sipas doganave në Fuzhou.

Ky itinerar i ri detar u ofron eksportuesve të Fuxhianit dhe provincave fqinje një kanal më të shpejtë dhe më efikas për transportin detar të mallrave, si materiale ndërtimi, tekstile dhe produkte elektromekanike drejt tregjeve evropiane.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button