Monako dhe Belgjika i bashkohen Francës në njohjen e shtetit palestinez në samit

Monako dhe Belgjika i janë bashkuar Francës në njohjen zyrtare të shtetit palestinez.
Pritet që numri i vendeve që do ta njohin Palestinën të vazhdojë të rritet. Mbrëmë, katër shtete të tjera – Britania e Madhe, Australia, Portugalia dhe Kanadaja – ndërmorën një hap të tillë historik.
Nga ana tjetër, Izraeli e ka cilësuar këtë vendim si “dhuratë për Hamasin”. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka theksuar se nuk do të lejojë krijimin e një shteti palestinez.
Ndërkohë, presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, i ka bërë thirrje Hamasit që të dorëzojë armët, duke garantuar se ky grup militant nuk do të ketë rol në formimin e shtetit të ardhshëm palestinez.