Zeqirija Ibrahimi uron Edi Ramën për mandatin e katërt: “Ky është mandati i integrimit të Shqipërisë në BE”

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, ka uruar formimin e qeverisë së re në Republikën e Shqipërisë dhe mandatin e katërt të kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Ibrahimi ka vlerësuar hapat e Shqipërisë drejt reformave të kërkuara nga Bashkimi Evropian, duke theksuar se ky mandat duhet të ketë jehonë pozitive edhe për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

“Republika e Shqipërisë është duke ecur me hapa të përshpejtuar në zbatimin e reformave që kërkohen nga Bashkimi Evropian. Mandati i katërt i kryeministrit Rama është mandati i integrimit të Shqipërisë në BE dhe si i tillë duhet të reflektojë pozitivisht edhe te shqiptarët e Maqedonisë së Veriut,” shkroi Ibrahimi.

Ai përfundoi urimin e tij me një mesazh të qartë: “Urime dhe suksese!”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button