Kryeparlamentari Gashi: Transparenca dhe integriteti financiar, prioritet i Kuvendit

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, zhvilloi sot një takim të rëndësishëm pune me revizorin e përgjithshëm, Maksim Acevski, revizorin e përgjithshëm të Zyrës Kombëtare të Revizionit të Maltës, Çarles Deguara, si dhe kryetaren e Gjykatës së Revizionit të Republikës së Sllovenisë, Jana Ahçin.
Në takim u shkëmbyen përvoja dhe praktika të mira në fushën e revizionit, me theks të veçantë në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar mes institucioneve për ruajtjen e integritetit financiar dhe rritjen e transparencës publike.
Kryeparlamentari Gashi nënvizoi angazhimin e tij personal dhe të Kuvendit për të mbështetur mekanizmat efikasë të revizionit, duke theksuar se transparenca e institucioneve është thelbësore për mbrojtjen e interesave të qytetarëve.
“Mbështetja e institucioneve të revizionit dhe shkëmbimi i përvojave me partnerët ndërkombëtarë na mundëson të ndërtojmë mekanizma më të fortë kontrolli dhe llogaridhënieje, në funksion të një qeverisjeje sa më të drejtë dhe transparente,” u shpreh Gashi.