VLEN Kumanovë zgjedh Skender Osmanin bartës liste dhe Orhan Kurtishin shef shtabi për zgjedhjet lokale

Në ambientet e Alternativës, dega në Kumanovë, u mbajt mbledhja e radhës për organizimin e zgjedhjeve lokale, ku u morën vendime të rëndësishme për koalicionin VLEN.
Sekretari i partisë, Bashkim Murtezei, njoftoi se me vota unanime u zgjodh Skender Osmani si bartës liste i Alternativës Kumanovë dhe Koalicionit VLEN.
“Si Shef shtabi i këtij koalicioni u zgjodh Orhan Kurtishi, ndërsa si sekretar i shtabit të VLEN, Faruk Raimi,” tha Murtezei.
Ai përfundoi me urimin: “Urime dhe na priftë e mbara për këtë përpjekje të përbashkët për zgjedhjet lokale.”