Milatoviq: Mali i Zi e sheh Turqinë si partner të rëndësishëm në ndërtimin e një rajoni të qëndrueshëm

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq tha se vendi i tij e sheh Turqinë si partner të rëndësishëm në ndërtimin e një rajoni të qëndrueshëm dhe të begatë, transmeton Anadolu.

Milatoviq, në një postim në llogarinë e tij në platformën sociale të kompanisë amerikane X, bëri vlerësime lidhur me takimin e tij me kryediplomatin turk Hakan Fidan.

Takimi u zhvillua në kuadër të pritjes së organizuar në Stamboll të Turqisë me rastin e Ditës së Shtetësisë së Malit të Zi.

“Po hapim një kapitull të ri në bashkëpunimin midis Malit të Zi dhe Turqisë”, shkroi Milatoviq duke theksuar se me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Fidan kanë diskutuar për forcimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis të dy vendeve.

“Investimet e reja dhe vendet e reja të punës janë një mënyrë për ta përkthyer miqësinë tonë në rezultate konkrete për qytetarët. Mali i Zi e sheh Turqinë si partner të rëndësishëm në ndërtimin e një rajoni të qëndrueshëm dhe të begatë. Pritet vizita e presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan vitin e ardhshëm, me rastin e 20-vjetorit të rivendosjes së pavarësisë së Malit të Zi, një konfirmim i fortë i partneritetit strategjik midis vendeve tona”, theksoi presidenti malazez.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button