Bekim Sali: VLEN hapi shtabin zgjedhor në Dollnen, qytetarët e dinë kujt do t’i besojnë

Deputeti i VLEN-it, Bekim Sali, ka njoftuar për hapjen e shtabit zgjedhor në Dollnen, ku u promovua edhe kandidati i koalicionit për kryetar komune, Blerim Islami.

“Sonte në Dollnen hapëm shtabin zgjedhor! Entuziazmi dhe energjia pozitive gjatë promovimit të kandidatit tonë për kryetar komune, Blerim Islami, treguan qartë se qytetarët e dinë kujt do t’i besojnë”, shkroi Sali.

Ai shtoi se mbështetja e madhe tregon besimin e qytetarëve në vizionin dhe projektet e VLEN-it.

“VLEN për Dollnenin”, theksoi deputeti.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button