Kris qyteki te BDI-ja në Çair

Kaos dhe rrahje në takimin e BDI-së në Çair, përleshje para syve të Ali Ahmetit dhe Bujar Osmanit! Një ish deputet i BDI-së e ka rrahur djalin e një ish zëvendësministri të BDI-së.
Sonte, në Çair, BDI-ja e shndërroi një tubim politik në arenë përleshjesh dhe turpi publik. Në prani të vetë kryetarit të partisë Ali Ahmeti dhe kandidatit për komunën e Çairit, Bujar Osmani, shpërtheu një rrahje e madhe mes dy grupeve të njerëzve të tyre, duke nxjerrë në pah fytyrën e vërtetë të kësaj partie.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, pranë restorantit “FAFA”, ku takimi i paralajmëruar si “mbledhje me aktivin e Çairit” përfundoi në grushte, shtyrje dhe sharje, duke krijuar panik dhe turpërim publik. Në vend që të diskutohej për program, vizion apo projekte, militantët e BDI-së u përplasën mes vete, duke shfaqur qartë se kjo parti nuk është gjë tjetër veçse një strukturë e konsumuar nga konfliktet e brendshme dhe interesat klanore.
Sipas burimeve, grupet që u përleshën ishin të lidhura drejtpërdrejt me funksionarët e lartë të BDI-së, duke dëshmuar se përçarja dhe lufta për pushtet brenda kësaj partie ka arritur majat.
Atmosfera që duhej të ishte “festive” u kthye në skenë dhune, duke dëshmuar se BDI nuk ka më as autoritet, as unitet, e aq më pak qetësi për të udhëhequr shqiptarët. Përleshja para syve të Ahmetit dhe Osmanit është simbol i rënies morale dhe politike të kësaj partie, e cila sot nuk arrin të mbajë në kontroll as takimet e saj. (zbulo.mk)