AKI sonte në Çair: “Ne jua kthejna dinjitetin”

Koalicioni AKI i kryesuar nga BDI, ka mbajtur sonte tubim në Çair. Sipas njoftimi të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, në Çair, u nënshkrua “Akti i Çairit”, në një ngjarje ku morën pjesë Bujar Osmani dhe Skender Rexhepi, së bashku me përfaqësues të tjerë politikë. Nënshkruesit e këtij akti e cilësuan atë si bashkimin më të madh kombëtar që nga viti 2001.

“Të gjithë janë të bashkuar, si më parë, për ta kthyer dinjitetin, për ta kthyer nderin, për t’i mbrojtur të arriturat,” thuhet në deklaratë.

Në mesazhin e tyre theksohet se, nëse në vitin 2001 kushtrimi ishte për ta fituar barazinë, sot ai është për ta mbrojtur atë.

Thirrja e fundit e nënshkruesve të “Aktit të Çairit” ishte mobilizimi i qytetarëve:
“Të gjithë në këmbë, gati për referendumin e tetorit!”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button