Me fillimin e vitit shkollor, Kasami zyrtarisht lëshon në përdorim sallën e re të sportit në Gjimnazin “7 Marsi”

Me fillimin e vitit të ri shkollor, Komuna e Tetovës ka përuruar një investim të rëndësishëm për Gjimnazin “7 Marsi”. Kryetari i komunës dhe njëherit njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami, njoftoi sot se salla e re e sportit është zyrtarisht e hapur për nxënësit dhe stafin akademik të kësaj shkolle.

“Ky projekt është dëshmi e angazhimit tonë për krijimin e kushteve më të mira për sport dhe rekreacion. Nuk kishte mënyrë më të bukur për ta nisur këtë vit të ri shkollor sesa me një investim kapital”, tha Kasami.

Ai theksoi se Komuna e Tetovës do të vazhdojë të mbështesë projekte të ngjashme në të ardhmen, duke u shprehur se përfituesit kryesorë do të jenë nxënësit dhe mësimdhënësit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button