Hapet Samiti i liderëve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në qytetin Tianjin të Kinës

Samiti i 25-të i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) u hap sot të Kinë me presidentin kinez Xi Jinping që mbajti fjalimin hapës, transmeton Anadolu.

Para se të jepnin deklaratat e tyre, udhëheqësit e bllokut prej 10 anëtarësh, përfshirë presidentin rus, Vladimir Putin dhe kryeministrin indian Narendra Modi, liderët u renditën për një foto familjare në qytetin Tianjin.

Në fund të samitit, ata pritet të nënshkruajnë Deklaratën e Tianjinit dhe të miratojnë strategji 10-vjeçare së bashku me dokumentet përfundimtare mbi sigurinë, tregtinë, energjinë dhe bashkëpunimin kulturor.

Samiti do të lëshojë deklaratë për 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe themelimin e OKB-së.

SCO evoluoi nga mekanizmi “Pesëshja e Shangait” që përfshin Kinën, Rusinë, Kazakistanin, Kirgistanin dhe Taxhikistanin përpara se Uzbekistani të bashkohej si anëtari i gjashtë. Sot, ai përfshin 10 shtete anëtare, dy vëzhgues dhe 14 partnerë dialogu në të gjithë Azinë, Evropën dhe Afrikën.

Organizata mbulon afërsisht 24 për qind të sipërfaqes tokësore të globit dhe 42 për qind të popullsisë së botës, me shtetet anëtare që përbëjnë afërsisht një të katërtën e PBB-së globale dhe tregtinë që është rritur gati 100-fish në dy dekada.

Tregtia e Kinës me anëtarët e SCO-së, vëzhguesit dhe partnerët e dialogut arriti rekord prej 890 miliardë dollarësh në vitin 2024 ose 14.4 për qind të tregtisë së saj të jashtme totale.

Samiti i mëparshëm i udhëheqësve të SCO-së u mbajt në Kazakistan në korrik 2024, ku u miratuan 25 dokumente strategjike që mbulojnë energjinë, sigurinë, financat dhe sigurinë e informacionit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button