Dy të mitur sulmojnë dhe grabisin shpërndarësin e porosive në Vizbeg

Dje në orën 18:20 në fshatin Vizbeg, afër Shkupit, zyrtarë policorë nga SPB Shkup arrestuan një 17-vjeçar dhe një 15-vjeçar, të dy nga rajoni i Shkupit, për shkak të dyshimeve se të njëjtën ditë, rreth orës 16:40, me përdorimin e forcës fizike, i kanë marrë çantën me porosi U.D.-së (23) nga Shkupi, i cili po kryente detyrat e tij të punës si shpërndarës porosish.
Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë një kallëzim përkatës.



