Barcelona dhe Tunizia nisin betejën detare për lirinë e Gazës, Flotilla “Sumud” niset nesër

Komiteti Ndërkombëtar për Thyerjen e Bllokadës së Gazës njoftoi se “Flotila Globale Sumud” do të nisë udhëtimin nga Barcelona të dielën, e ndjekur nga një nisje e dytë të enjten nga Tunizia, për të sfiduar bllokadën izraelite mbi enklavën bregdetare.
Në një deklaratë, komiteti përshkroi flotilën si një protestë globale kundër “bllokadës dhe gjenocidit” në Gaza, duke akuzuar institucionet ndërkombëtare për “dështim dhe bashkëfajësi”.
Ai theksoi se konvoja “nuk janë vetëm anije simbolike që transportojnë ndihma, por një mesazh i fuqishëm humanitar” që reflekton vendosmërinë globale për të përfunduar bllokadën.
“Çdo anije mbart një britmë shprese për Gazën dhe një zë global që kërkon menjëherë përfundimin e bllokadës dhe padrejtësisë,” thuhet në deklaratë.



