Behar Rexhepi: Çdo vendim i yni në Komunën e Butelit do të jetë në interesin e qytetarëve

Bartësi i listës i VLEN për Komunën e Butelit, Behar Rexhepi, gjatë hapjes së shtabit të VLEN për këtë komunë nënvizoi se ne jemi gjenerata e re e politikanëve që punojmë për interesin e qytetarëve.
“Ne, jemi një gjeneratë që nuk kemi ardhur për fjalë boshe. Ne kemi ardhur në skenën politike për të dëshmuar se politika mund të bëhet edhe ndryshe. Se mund të jetë në shërbim të qytetarit dhe jo vetëm të funksionarit dhe liderit. Te ne nuk ka liderë që mburren me qendra tregtare, por ka shërbyes që mburren me Ligjin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuatë, me Ligjin për medresenë, me një miliard euro për komuna, me ujësjellësin e Lubetenit, me investimet në arsim dhe infrastrukturë, e me punën që e kemi bërë në kulturë. Ne kemi ardhur për ti dhënë fund praktikave të vjetra, për të sjell transparencë në komunë, për të menaxhuar me përgjegjësi buxhetin publik dhe për ta kthyer komunën tonë në një shtëpi të përbashkët për të gjithë. Të dashur qytetar, ne nuk ju premtojmë mrekulli, por ju premtojmë punë të ndershme, përkushtim dhe transparencë. Ju premtojmë se çdo vendim i ynë do të ketë parasysh interesin tuaj dhe të komunës sonë. Le të bëhemi së bashku zëri i ndryshimit, le të bëhemi që kjo komunë të jetë shembull i së mirës, i zhvillimit dhe i bashkëpunimit”, nënvizoi Rexhepi.



