Mexhiti: Në Saraj u ndje fuqia e vërtetë e ndryshimit

Zëvendëskryeministri dhe kandidati i VLEN-it për Çairin, Izet Mexhiti, ka theksuar se hapja e shtabit zgjedhor në Saraj shënon një kapitull të ri për qytetarët shqiptarë dhe për politikën vendore.

“Sot në Saraj u ndje fuqia e vërtetë e ndryshimit,” ka deklaruar Mexhiti, duke theksuar atmosferën e entuziazmit dhe besimit që u reflektua gjatë tubimit. “Gjatë hapjes së shtabit tonë zgjedhor, pamë në sytë e qytetarëve një realitet të ri: shqiptarët nuk kanë më frikë. Nuk ka më kërcënime, nuk ka më shantazhe. Epoka e qeverisjes që i shtypte shqiptarët ka marrë fund.”

Mexhiti ka kritikuar qeverisjet e kaluara për neglizhencën ndaj komunës së Sarajit:
“Saraji ka vuajtur gjatë: pa ujë të pijshëm, pa infrastrukturë, i lënë në harresë nga një qeverisje që solli vetëm premtime boshe dhe rezultate zero. Por boll më! Saraji nuk kërkon lëmoshë, kërkon zhvillim të vërtetë dhe punë konkrete.”

Ai ka shprehur mbështetje për kandidatin e VLEN-it për kryetar të Sarajit, Muhamed Elmazin, dhe për Bashkim Bakiun, duke i cilësuar si “dy djem të vendosur për ta bërë realitet programin e VLEN-it”.

“Më 19 tetor, me Elmazin në krye dhe VLEN-in përkrah, Saraji hap një faqe të re: zhvillim të qëndrueshëm, infrastrukturë moderne dhe dinjitet për çdo banor,” ka shtuar Mexhiti.

“Saraji meriton më shumë. Saraji meriton ndryshim. Dhe ky ndryshim është i garantuar me VLEN!”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button