Një hap i ri në Amerikë: Hebrenj kundër sionizmit

Në një zhvillim të papritur e tejet domethënës në skenën politike amerikane, shkrimtari dhe mendimtari hebre-amerikan i njohur për qëndrimet e tij kundër sionizmit, Norman Finkelstein, shpalli themelimin e një strukture të re politike që pritet të trazojë ujërat në Washington: Komiteti Amerikan për Veprim Politik Kundër Sionizmit – (AZAPAC).

Synimi: Çmontimi i hegjemonisë sioniste në SHBA

Në deklaratën themeluese, AZAPAC shpalli se misioni i saj është “t’i japë fund ndikimit sionist brenda institucioneve të qeverisjes amerikane në nivelet lokale, shtetërore dhe federale”.

Komiteti ka shpallur se do të mbështesë dhe financojë kandidatët politikë që:
• Refuzojnë çdo financim nga grupet lobuese pro-izraelite si AIPAC, Christian United for Israel, J Street, Organizata Sioniste Amerikane;
• Shfaqin besnikëri të plotë ndaj popullit amerikan, pa dyfishim shtetësie apo lojaliteti;
• Punojnë ekskluzivisht për interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara, e jo për agjenda të huaja.

Vizioni: Interesi i popullit amerikan mbi çdo agjendë të huaj

Në vizionin e saj, AZAPAC thekson:

“Ne synojmë çmontimin e hegjemonisë së lobit sionist, ndërprerjen e lidhjeve të jashtme që fusin vendin tonë në konflikte që nuk i shërbejnë qytetarëve tanë, dhe ngritjen e interesave të popullit amerikan mbi çdo agjendë të huaj. Këtë e arrijmë me politika mosndërhyrjeje që ndalojnë ndihmat ushtarake për jashtë, sidomos ndihmat për Izraelin që kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit”.

Gaza që përmbys rendin e botës

Ky hap i guximshëm vjen në një kohë kur opinionet në Perëndim po ndryshojnë me shpejtësi për shkak të krimeve të Izraelit në Gaza.
Populli palestinez dhe rezistenca e tij kanë shndërruar betejën në një çështje botërore, duke ekspozuar jo vetëm mizorinë e okupatorit, por edhe rolin e lobit sionist në Amerikë dhe Perëndim.

Përfundim: Fillimi i fundit për projektin sionist

Shpallja e AZAPAC nuk është një lajm i zakonshëm, por një tregues i qartë se monopoli i lobit sionist në Amerikë po thyhet.
Kjo, së bashku me shumë zhvillime të tjera, mund të konsiderohet si një paralajmërim i fillimit të fundit të projektit sionist në tërësi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button