Orhan Kurtishi priti zëvendës shefin e misionit austriak: Fokus, modernizimi i shërbimeve postare

Sot, Drejtori i Postës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Kurtishi, priti në takim Zëvendës Shefin e Misionit në Ambasadën e Austrisë, z. Mathias Humenberger.
Gjatë bisedës, u diskutua për rëndësinë e shërbimeve postare dhe mundësitë e bashkëpunimit mes dy shteteve. “Posta e Austrisë është shembull i suksesit dhe funksionimit modern, model që edhe ne synojmë ta zbatojmë në Postën e Maqedonisë së Veriut,” tha Kurtishi.
Ai shtoi se gjatë takimit vizituan edhe objektin nga brenda, i cili ka rëndësi të veçantë si pjesë e trashëgimisë kulturore të vendit.
“Vazhdojmë për një Postë me shërbime më të mira!”, përfundoi drejtori.



