42 raste të reja me grip

Nga data 21 deri më 27 tetor në vend janë regjistruar 42 raste të reja me grip, që është 16 për qind më pak në krahasim me javën e kaluar, kumtuan nga Instituti për Shëndet Publik (ISHP).

Persona të sëmurë janë regjistruar në Gostivar (13), Kumanovë (12), Tetovë (tetë), Negotinë dhe Sveti Nikollë nga tre dhe Shkup, Kavadar dhe Strumicë nga një person. Për sa i përket moshës, nga 15 deri në 64 vjeç janë regjistruar 23 persona, 11 fëmijë nga pesë deri në 14 vjeç dhe tetë persona mbi 65 vjeç.

Deri në javën e 43-të janë raportuar gjithsej 148 raste.

“Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më efektive kundër kësaj sëmundjeje. Instituti i Shëndetit Publik rekomandon vaksinimin e të gjithë popullatës, veçanërisht të personave që i përkasin të ashtuquajturave grupe të rrezikut, sipas rekomandimeve të OBSH-së. Të moshuarit – mbi 65 vjeç, fëmijë nga gjashtë deri në 59 muaj, persona mbi gjashtë muaj me sëmundje kronike, gra shtatzëna dhe punonjës shëndetësorë”, theksojnë nga Instituti.

Terminet për vaksina falas bëhen përmes ueb-faqes – вакцинација.мк.

Deri mi tani janë vaksinuar gjithsej 34.460 persona.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button