Zyrtari iranian: Lufta shkaktoi rreth 300 milionë dollarë dëme në infrastrukturën kërkimore

Hossein Afshin, zëvendëspresidenti i Iranit për shkencën, teknologjinë dhe ekonominë e bazuar në dije, deklaroi se infrastruktura kërkimore e vendit ka pësuar dëme prej rreth 300 milionë dollarësh gjatë luftës.

Sipas tij, Irani po zhvillonte teknologji të reja që nuk kishin përdorim ushtarak, por megjithatë, siç u shpreh ai, sulmet kishin në shënjestër kapacitetet shkencore dhe teknologjike të vendit.

“Ne po punonim për zhvillimin e teknologjive të avancuara që nuk kishin asnjë aplikim ushtarak, ndërsa armiku goditi autoritetin shkencor dhe teknologjik të Iranit. Megjithatë, ai do të rindërtohet edhe më i fortë,” tha Afshin, sipas agjencisë shtetërore iraniane IRNA.

Ai theksoi se Irani synon të forcojë pozitën e tij si një fuqi në fushën e shkencës dhe teknologjisë.

“Ne po përpiqemi të bëhemi një fuqi e shkencës dhe teknologjisë në botën e sotme, sepse çdo vend që investon në këtë fushë do të jetë i suksesshëm,” deklaroi Afshin.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button