Zyrtarët e BRICS mblidhen në Brazil, takimi përfundon pa një deklaratë të përbashkët

Kundërshtimi nga disa vende afrikane ndaj reformës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara bllokoi një deklaratë të përbashkët në një takim të ministrave të jashtëm të BRICS në Rio de Janeiro të martën, duke ekspozuar përçarjet ndërsa blloku zgjerohet dhe duke minuar përpjekjet e Brazilit për të projektuar unitet.

Mbledhja dy-ditore e zyrtarëve të BRICS – që përfaqësonin Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën, Afrikën e Jugut dhe gjashtë anëtarë të rinj, përfshirë Egjiptin dhe Etiopinë – përfundoi pa një dokument konsensusi, një ndarje e rrallë në atë që pritej të ishte një shfaqje bashkëpunimi me Jugun Global.

Dështimi për të hartuar një deklaratë të përbashkët pasoi mosmarrëveshjet në lidhje me reformën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e nxitur nga Brazili, India dhe Afrika e Jugut që mbështesnin mbajtjent e këtyre vendeve në mënyrë të përhershme.

Egjipti dhe Etiopia kundërshtuan propozimet, duke këmbëngulur se forumi i BRICS nuk ishte vendi i përshtatshëm për diskutime të tilla.
Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, i dërgoi një letër homologut të tij egjiptian Abdel Fattah el-Sisi në një përpjekje të pasuksesshme për të nxitur qeverinë e el-Sisi-t të hiqte dorë nga kundërshtimet. raportoi gazeta braziliane Folha de S. Paulo.

Dje u arrit të formulohet një draft deklaratë e përbashkët që arriti të zbusë gjuhën rreth reformës së Këshillit të Sigurimit, një veprim që synonte ruajtjen e unitetit përpara samitit të liderëve të planifikuar për në korrik në Rio de Janeiro. Teksti u përqendrua më shumë në kritikën e masave të njëanshme proteksioniste dhe thirrjen për një mbrojtje të ripërtërirë të sistemit tregtar shumëpalësh, duke reflektuar shqetësimin në rritje ndërkombëtar mbi politikat agresive tregtare të Presidentit të SHBA-së Donald Trump.

Në draft deklaratë shprehet “shqetësimi serioz” mbi rritjen e “masave të pajustifikuara të njëanshme proteksioniste” që shkelin rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë. Tensionet mbi reformën e Këshillit të Sigurimit me të cilat përballet BRICS janë të herëshme. Ato filluan pas zgjerimit të tij në samitin e Johanesburgut në vitin 2023 me Egjiptin, Etiopinë, Iranin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite.

Ndërsa Kina dhe Rusia mbështetën fuqimisht zgjerimin, Brazili e kundërshtoi pasi parashikonte një dobësim të mundshëm të ndikimit të vendit të tij.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button