Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, kundër Trampit: Deportim i personave nga një territor i pushtuar është rreptësisht i ndaluar
Planet e presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, për të spastruar etnikisht Gazën, kanë hasur në kundërshtime të ashpra nga të gjitha shtetet e botës dhe organizatat ndërkombëtare.
Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut poashtu ka shprehur kundërshtinë ndaj këtij plani duke i kujtuar presidentit Trump se deportimi është rreptësisht i ndaluar.
“Çdo transferim i detyruar ose deportim i personave nga një territor i pushtuar është rreptësisht i ndaluar. Gaza duhet të rindërtohet me respekt të plotë për të drejtën ndërkombëtare dhe ligjet për të drejtat e njeriut”, thuhet në reagimin e Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut.