Zyba i Vetëvendosjes kërkon ndërhyrjen e Prokurorisë pas deklaratave të Daut Haradinajt për natën e 6 tetorit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, ka kërkuar veprimin e Prokurorisë pas deklaratave të mbrëmshme të Daut Haradinajt, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Haradinaj deklaroi se mund të kishte gjakderdhje nëse Kuvendi nuk do t’i miratonte ndryshimet ligjore për Gjykatën Speciale më 6 tetor.
Zyba ka ngritur dyshime nëse Haradinaj kishte qenë pjesë e ndonjë plani për dhunë.
“Dauti paska folë kogja qartë, tash është koha e Prokurorisë të gjitha këto informacione që ky i paska pasur dhe ditur t’i trajtojë. Dhe rrëfimi kaq i detajizuar a del të jetë plan i tij apo si?”, shkroi Zyba në Facebook.



