Zv/kryeministri i parë Bekim Sali në UNT: Migracioni prek sigurinë, ekonominë dhe të drejtat e njeriut

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali, ka njoftuar se ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga UNT-Shkup, ku janë trajtuar tema të rëndësishme si migracioni, globalizimi dhe menaxhimi i diversitetit në një botë që ndryshon çdo ditë.
“Me këtë rast e përgëzova Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup – Fakultetin e Shkencave Sociale për organizimin e kësaj konference tashmë tradicionale, e cila është shndërruar në një platformë serioze akademike dhe institucionale për debat dhe bashkëpunim ndërkombëtar.
Po ashtu, në fjalën time, theksova se migracioni nuk është vetëm çështje statistikash ose vetëm diskutim akademik. Ai prek drejtpërdrejt në sigurinë, ekonominë, demografinë, kohezionin social dhe të drejtat e njeriut. Prandaj, dialogu dhe bashkëpunimi mbeten thelbësorë për të ndërtuar politika më humane dhe më të qëndrueshme për të ardhmen”, ka shkruar Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button