Zv/kryeministri i parë Bekim Sali hap Forumin e 11-të të EUSAIR dhe Takimin e Iniciativës Adriatiko-Joniane

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali ka njoftuar se ka hapur Forumin e 11-të, të EUSAIR dhe takimin Ministror të Iniciativës Adriatiko-Joniane.
“Sot, në Shkup, pata nderin ta hap Forumin e 11-të të EUSAIR dhe Takimin Ministror të Iniciativës Adriatiko-Joniane (AII), duke mirëpritur përfaqësues nga vendet e rajonit, Komisioni Evropian dhe partnerë ndërkombëtarë.
Ky forum paraqet një nga platformat më të rëndësishme të bashkëpunimit rajonal, ku vendet e rajonit punojnë së bashku për të forcuar lidhjet ekonomike, zhvillimin e qëndrueshëm, transportin, turizmin, mbrojtjen e mjedisit dhe procesin e integrimit evropian.
Përmes dialogut dhe bashkëpunimit konkret, EUSAIR vazhdon të dëshmojë se rajoni ynë ka kapacitet të ndërtojë stabilitet, zhvillim dhe një të ardhme të përbashkët evropiane”, ka shkruar Sali.



